Monday, July 20, 2009

Kujdesi ndaj Lekures se Bebit



Lëkura e të porsalindurit është shumë e ndjeshme dhe delikate. Për këtë
arsye, një kujdes i mirë ndaj lëkurës është thelbësor për shëndetin dhe humorin e mirë të tij.
Pse ka rëndësi thatësia për shëndetin e lëkurës së fëmijës tuaj?
Fëmija që mban pelenë është i prirur të ketë probleme me lëkurën. Irritimi i lëkurës mund te jetë shqetësues për fëmijën,
për këtë arsye duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë lëkurës së tij. Shumë lehtë mund të vëreni këtë sëmundje të zakonshme:

  • të ndenjurat e fëmijës suaj janë të kuqe dhe të acaruara,
  • me puçrra të fryra rreth zonë së pelenës.

Duke qenë se fëmija nuk mund t’a shprehë dot me fjalë problemin, ai mund t’a shprehë këtë përmes të qarit dhe nervozizmit, sidomos në kohën kur i ndërroni pelenën dhe ka mundësi që të humbasë edhe oreksin.
Çfarë e shkakton irritimin e lëkurës?

Shumë raste të irritimit të lëkurës janë rezultat i:

  • Ndryshimeve të pH-it të lëkurës, shkaktohen nga proteinat që gjenden në jashtëqitje.
  • Shumë shpesh irritimi nga pelena shkaktohet nga mungesa e higjienës në zonën e pelenës.
  • Vendi ku vendoset pelena, nuk është i pastër.
  • Pelenat që përdorni për fëmijën tuaj nuk thithin aq sa duhet.
  • Pelenat nuk ndërrohen aq shpesh sa duhet.

Rezultatet laboratorike dhe studimet klinike kanë treguar se rritja e lagështisë në lëkurë, pH-i lëkurës dhe aktiviteti i enzimave në fekale, janë faktorë kyç në zhvillimin normal të dermatitisit nga pelena.
Bazuar në rezultatet e kërkimeve, është vërtetuar se largimi sa më i shpejtë i urinës nga lëkura dhe zvogëlimi i kontaktit me sipërfaqet, bëjnë që lëkura të mbetet e thatë në mënyrë të përsosur.

Si të kujdesemi në mënyrë efikase për lekurën e butë të fëmijës?
Duke qenë se irritimi i lëkurës nga pelena është rezultat i ndryshimeve të pH, i cili ndodh kur urina dhe sipërfaqet bashkohen bashkë, kini parasysh që t’ia pastroni gjtihmonë me kujdes të ndenjurat fëmijës suaj. Ne ju rekomandojmë të përdorni pecetat e buta (peceta të lagura), të cilat pastrojnë në thellësi dhe njëkohësisht kujdesen për lëkurën e fëmijës. Ndërrimi i shpeshtë i pelenave, pastrimi i hollësishëm dhe delikat i zonës së pelenës dhe përdorimi i pelenave të mira dhe përthithëse janë me rëndësi për këto arsye:

1.Shmangia e lagështisë së tej-zgjatur, bën që lëkura nën pelenë të jetë më pak e lëndueshme dhe më pak e prirur për t’u irrituar.
2.Kur është e thatë dhe e pastër, lëkura luan funksionin e vet si një pengesë efikase kundër elementeve që mund t’a dëmtojnë.
3.Sa më pak kohë të rrinë urina dhe jashtëqitja së bashku, aq më pak enzima të dëmshme prodhohen, duke pasur më pak kohë t’a lëndojnë lëkurën. Në këtë situatë, të pastruarit është gjëja më e lehtë duke ndihmuar në mbajtjen e një higjiene më efikase.

No comments:

Post a Comment