Monday, July 20, 2009

"Historia e Mjekësisë" Pjesa e Trete

Ata qe nuk u pajtuan me kete gjendje, nestorianet, pasuesit e patriarkut heretik Nestor, qe u debua nga Kostandinopoja, shkuan ne vendet e Azise duke marre me vete veprat qe kishin mbetur nga qyteterimi grek, si veprat e Aristotelit, Hipokratit, Galenit etj.. Ata u vendosen kryesisht ne vendet islamike dhe filluan qe te perkthejne keto vepra ne gjuhen e ketyre vendeve. Ne qytetin persian te Xhandishapurit ngriten dhe nje universitet i cili ishte qendra kryesore e mendimit mjekesor. [2]
Ne vendet e lindjes ishte nje situate e favoreshme per zhvillimin e shkencave ne pergjithesi dhe mjekesise ne vecanti, sepse sundimi i pakufizuar i fese, karakteristike per feudalizmin, ne keto vende u vendos me vone. Kjo periudhe filloi atje nga fundi i shekullit te XI. 84 Keta popuj te etur per dije, pervehtesuan veprat e grekerve dhe zhvilluan me tej shkencat, si mjekesine, kimine, matematiken, astronomine duke i dhene botes vepra me vlera te pamohueshme. Mjeket e medhenj te botes muslimane ishin mjeke mjaft te talentuar, megjithese dhe atje ndalohej hapja e kufomeve per studime anatomike.[5]
Abu Bah Muhamed ibn Zakaria Ar Razi ose sic thirret ne latinisht Razesi ( 850- 923 ) ka qene nje nga mjeket me te shquar te islamizmit e ne te njejten kohe ka qene filozof, matematikan dhe poet. Razesi ka qene themeluesi is spitalit te madh te Bagdatit. Interesante eshte fakti sesi ai zgjodhi vendin per ndertimin e ketij spitali. Ai vuri copa mishi ne vende te ndryshme te qytetit. Vendin ku copat e mishit u kalben me vone ai e quajti me te shendetshmin dhe aty kerkoi te ngrihet spitali. Si shume spitale te Lindjes edhe spitali i Bagdatit kishte shkollen e tij mjekesore qe drejtohej nga Razesi. Atij i perkasin rreth 200 vepra, shumica e te cilave jane vepra mjekesore. [9]
Rendesi ka vepra e tij "Mbi fruthin dhe line " ku pershkruhen ecurite e semundjeve, shenjat dhe mjekimi i tyre. Vemendje te vecante ai i kushtoi dallimit te ketyre semundjeve nga njera tjetra dhe njihet si i pari qe beri nje gje te tille. Duke njohur literaturen e lashte klasike ai mbajti nje qendrim antidogmatik ndaj trashegimise mjekesore te Galenit. Vepra e tij me e madhe eshte "Libri i pergjithshem i mjekesise " me 20 vellime qe permbledh njohurite mjekesore qe njiheshin nga greket, sirianet, etj. ,duke futur aty edhe pervojen e tij. Vepra tjeter e tij prej 10 vellimesh, "Almadori" , sherbeu si nje udheheqes per mjekimin e semundjeve. Razesit i perkasin edhe merita ne fushen e kirurgjise ku pershkroi disa instrumernte dhe ishte i pari qe perdori pambukun per mjekimin e plageve. Pervec veprave te medha ai la edhe shkrime te shkurtera me teme te vecante qe tregojne interesin e tij te gjere per shume probleme te mjekesise. Keshtu ai shkroi "Nje mjek nuk mund te mjekoje te gjitha semundjet" , "Semundjet e lehta mund te jene me te veshtira per t`u mjekuar". dhe per pacientet shkroi librin "Per ata qe nuk jane mjeke". Veprat e tij u perkthyen ne mjaft gjuhe te botes. [9]
Vazhduesi i vepres se Razesit, Abu-ibn-Abas (vdiq me 994) shkroi mjaft vepra mjekesore dhe njihet si paraardhes i hershem i mjekesise eksperimentale. Ai provonte veprimin e barnave ne kafshe sepse " ... cdo dite zbulohen barna te rinj qe te lashtet nuk mun t`i njihnin ". Pa dyshim puna e ketyre dy mjekeve te shquar ndikoi ne formimin e vepres se mjekut me te shquar te kesaj periudhe Avicenes. 84
Ibn-al Hajtan (Alhazien) (965-1038) luajti nje rol te madh ne zhvillimin e oftalmologjise. Ai ishte matematikan, fizikan dhe eshte autori i librit "Optika" ne te cilin pershkruan edhe rrugen e drites neper thjereza. Ne te ai jep pershkrimin e pare anatomik te syrit, shpjegon levizjet fiziologjike te perthyerjes se drites dhe te perceptimit optik duke mbrojtur tezen se drita perhapet nga objekti ne sy dhe jo e kunderta. Ai hodhi idene e pare mbi perdorimin e syzeve optike, per mikroskopin dhe teleskopin qe u ndertuan me vone. [10,11]
Evropa per disa shekuj nuk dinte shume gjera per veprat e klasikeve te saj te lashte. Asaj iu desh t`i rinjihte perseri ato vetem ne saj te mjekut katragjenas Kostandin Afrikanit i cili i riperktheu veprat e klasikeve te lashte nga gjuha arabe ne ate latine ne shekullin e XI. Ato filluan te studjoheshin me endje nga evropianet qe filluan te zgjoheshin. Studjues te tjere vazhduan punet e tij me perkthimin e veprave te tjera dhe keshtu filloi periudha e rilindjes Evropiane [2]
Perfaqesuesit e atehereshem te fese qe perbenin nje force te madhe politike kerkonin sundimi me cdo kusht ndaj nuk iu interesonte zhvillimi i cili shpesh sillte edhe lekundje ndaj besimit. Keshtu duke mos mundur te ndalonte dot perhapjen e librave te lashte ata bene nje kompromis duke pranuar disa vepra si ate te Aristotelit dhe te Galenit meqenese pohimi se toka eshte ne qender te botes dhe se njeriu eshte epiqendra e saj ishin me afer fese. Veprat e ketyre autoreve te shquar te lashtesise u kthyen ne dogma dhe nuk iu lejohej as edhe korrigjimi i gabimeve te cilat ishin te pashmagshme per kohen kur ata jetuan. [2,5]
Renia e theksuar e higjenes personale dhe kolektive gjate periudhes se mesjetes, kryqezatat dhe lufterat, emigrimi i popujve etj., krijuan kushte per perhapjen e epidemive te tmershme. Murtaja bubonike e quajtur "Vdekja e zeze" u perhap ne shekullin e pesembedhjete dhe shkaktoi vdekjen e 75 milion njerezve nga te cilet 25 milion vetem ne Evrope,numer ky i barabarte me nje te katerten e popullsise se botes. [12]
Kjo semundje filloi ne Azi ne vitin 1333. Ajo u perhap nga India ne vitet 1346 - 1347 me ane te tregetise, ne Azine Qendrore, Egjipt, dhe Evropen Jugore; Itali, France, Gjermani, Poloni etj. Kjo epidemi ishte kaq e ashper sa rrenoi fare jeten ekonomike e shoqerore te kontinentit. Nje mjek i kesaj periudhe e ka pershkruar keshtu kete semundje: [4]
" Semundja filloi ne janar dhe vazhdoi shtate muaj. Ajo u shfaq ne dy forma. E para vazhddoi dy muaj gjate se ciles te semuret kishin ethe te vazhdueshme dhe nxirrnin gjak nga mushkerite. Zakonisht ata vdisnin per tre dite. Forma e dyte zgjati gjate gjthe periudhes tjeter, ku te semuret kishin ethe te vazhdueshme qe shoqeroheshin me absese dhe karbunkula ne pjeset e jashteme, kryesisht ne ije dhe ne sqetull. Ata vdisnin per 5 dite. Semundja ishte kaq ngjitese sa qe mjaftonte qe te afroheshe ose te shije ndonje te semure dhe do te infektoheshe." [4]
Nje pamje te tille te qyteteve te shkaterruara nga murtaja ne e jep edhe Bokacio ne librin e tij "Dekameroni"
Nje semundje tjeter qe u perhap shume ne shekullin e trembedhjete ka qene edhe lepra. Ne ate kohe ne France kishte mbi 2000 leprozariume ose lazarete dhe disa qindra ne Angli. Leprozet izoloheshin dhe mund te dilnin vetm me nje veshje mjaft karakteristike, ndersa kur shihnin ndonje kalimtar duhet te jepnin shenje me zile ose me bri. Gjate periudhes se mesjetes pati dhe nje numer te madh epidemish te gripit here te lehta e here te fuqishme. [4]
Keto epidemi i shkaktuan njerezve mjaft vuajte fizike dhe psiqike por ne te njejten kohe, ve?erisht nga epidemia e "Vdekjes se Zeze", mjeket mesuan mjaft per te marre masa mbrojtese kunder semundjeve infektive. [5]
Per shekuj te tere kisha kishte monopolin e pergatitjes se mjekeve. Por pak nga pak ndikimi i saj mbi mjekesine filloi te bjere. Nga pergatitja e mjekeve vetem ne shkollat mjekesore te manastireve ku mund te kishte ndonje kopje te vepres se Galenit, u kalua ne shkollat e para laike mjekesore sic ishin ajo e Salernos, Universiteti i Padovas, Bolonjes, Parisit, Monpeliese, Oksfordit, qe kishin nje program disavje? te pergatitjes se tyre. [2]
Pavaresisht nga lirite qe kishin keto universitete, prape ndodheshin nen pushtetin e kishes dhe ishte ajo qe vendoste per shume probleme akoma. Ne keto shkolla sundonte metoda skolastike e te mesuarit dhe studenteve nuk u lejohej hapja e pavarur e kufomave, e cila lejohej vetem ne raste te rralla. [49,5]
Keto shkolla ishin te mberthyera nga dogmatizmi. Ato u mesonin nxenesve vetem klasiket e lashte dhe nuk lejonin as perpjekjen me te vogel per t`i verifikuar. Mbi te gjitha sundonte anatomia e Galenit, dhe ata qe guxonin te kryenin atudime te pavarura denohesin rende. Megjithate ne keto shkolla u rriten mjeket e rinj qe me vone bene shnderrime aq te medha dhe krijuan shume vepra te shquara mjekesore. [5]
Ne fund te shekullit te XV keto shkolla morren nje forme te plote. U ngriten spitale te organizuara mire dhe u nxorren ligje per ushtrimin e profesionit te mjekut. Nuk lejohej te praktikohej mjekesia pa lejen e nevojshme. Konsulta midis mjekeve sidomos ne rastet e veshtira ishte e detyrueshme dhe mjeku qe fliste keq per nje koleg ne publik denohej rende. [4]
Por akoma mjekesine e pengonte ndarja me kirurgjine. Mjeket qe nderoheshin si akademike nuk e praktikonin kirurgjine se ajo per ta ishte nje profesion i ulet. Edhe ne rastet kur e shihnin te nevojshme mund te arrinin deri atje sa te jepnin vetem keshilla kirurgjikale, ndersa operacionet kryheshin nga berberet. Aq e madhe ishte kjo ndarje sa qe studenti i mjekesise ne Paris duhej te betohej qe te mos bente asnje operacion, flebotomi apo hepje te kufomave. Kjo gje ndikonte sidomos ne mesimin e anatomise. Ne raste e rralla ku hapeshin kufomat, mesuesi lexonte nga larg librin e Galenit duke treguar me shkop pjeset e ndryshme te trupit. [4,5]
Kirurget mjekimet e tyre i permblidhnin ne mjekimin e plageve, te thyerjeve, daljen e kockave, prerjen e gjymtyreve dhe hapjen e abceseve. Disa operacione te tjere si ai i hernies inguinale ose heqje e gureve nga fshikeza e urines linin pasoja te renda. Qepja e plageve nuk njihej, operacionet e kataraktit beheshin shume rralle ndersa operacionet me te veshtira ekzistonin vetem ne literature dhe askush nuk guxonte t`i vinte ne jete. Te gjitha keto njohuri per kirurgjine ishin ndikim i traditave greke dhe arabe. Shumicen e ketyre operacioneve e benin berberet ose berberet- kirurge. Madje kjo tradite arrite deri ne shekullin e XVIII, kur berberet akoma kishin te drejten te ushtronin kirurgjine. Kirurgjise filloi t`i jepej rendesia e duhure vetem gjate Rilindjes Evropiane. [4]
Kryengritjet fshatare, lufta kunder pushtetit absolut te kishes, renimi i ekonomise feudale dhe nisja e nje periudhe te re te zhvillimit te artit, letersise, e shkencave shenon fillimin e Rilindjes Evropiane. [2] Kjo kthese e madhe perfshiu te gjithe shkencat dhe po ne ate shkalle edhe mjekesine e cila hodhi tej dogmat duke nisur rrugen e zhvillimit te saj Ne kete priudhe u ndeshen ne nje lufte te ashper e pa kompromis rryma e neshtrimit ndaj ideve te autoreve te lashte dhe ajo e pranimit kritik te tyre. Kjo solli zevendesimin e skolastikes me studimin objektiv te njeriut ne ndertim dhe ne funksione.
Periudha e Rilindjes eshte periudha ku u hodhen bazat e shkencave anatomike dhe te fiziologjise te njeriut. Kjo rruge nisi me veprat e gjeniut te Italise Leonardo Da Vincit. Studimet e anatomise Ai i nisi si artist, por, shpejt u apasionua pas saj si shkence dhe punimet e tij perfshijne aspekte shume me te gjera se? nevojitet piktorit apo skulptorit. Ai e la menjane vepren e Galenit duke dashur te studjonte cdo gje vete. Me metoden e tij te studimit qe baza ishin analiza, vrojtimi, dhe eksperimenti ai arriti te saktesonte mjeft pershkrime anatomike. [13,14]
Leonardo injoroi vepren e Galenit, Paracelsi dogji publikisht librat e tij ndersa grushtin vendimtar ajo e mori nga "Anatomia" e Vezalit. Vepra e tij likuidoi gabimet e Galenit, ( rreth 200) por, fatkeqsisht Vezali nuk u nderua si nje reformator por u ndoq e u persekutua nga kisha dhe galenistet, te cilet nuk duronin rishikimin e veprave klasike. Puna e Vezalit dhe e pasuesve te tij Falopit dhe Eustakit hodhen bazat e anatomise moderne.
Gabriel Falopi (1523-1562) i permblodhi zbulimet e tij anatomike ne librin "Vrojtime anatomike". Ne disa formacione ruhet akoma emri itij si p.sh. tubat e Falopit, kanali i Falopit etj. Ne vepren e tij ai pershkroi organet e degjimit e te te parit, organet gjenitale, pershkroi hollesisht zhvillimin dhe ndertimin e kockave, vecanerisht te kafkes, muskujt etj. Ndersa Bartolome Eustaku shkroi vepren "Manual i anatomise", ne te cilen pershkruhet struktura e dhembeve, veshkave, pershkruhen venat dhe organet e degjimit prej nga ka mbetur ende termi tubi i Eustakut. Ai studioi gjithashtu historine e zhvillimit te organizmave. [7]
Ajo qe mposhti perfundimisht mjeket skolastike galentiste ishte zbulimi dhe pranimi i teorise se qarkullimit te gjakut. Qe ne kohet e lashta Imfotepi, Erazistrati, arabi Ibn-Al-Nazif hodhen hipoteza te drejta mbi qarkullimin e gjakut, por vete koha nuk mund t`i pranonte, sepse ajo nuk zoteronte mundesine e vertetimit te tyre. Deri ne kete kohe sundonte pershkrimi i Galenit per te. Real Kolombo(1516-1559) tregoi se gjaku kalon nga njera ane e zemres ne tjetren pasi kalon neper mushkeri. Kete fakt e shtjelloi gjere Migel Serveri(1509-1553) ne vepren e tij "Restaurizmi i kristianizmit", shkrimi i te cilit i kushtoi jeten. Ate e dogjen ne turren e druve duke e akuzuar si heretik. Fabricio, mesuesi i Harveit, pershkroi i pari me 1574 valvulat venoze, ndersa Uilliam Harvei duke u bazuar ne eksperimente ne kafshe zbuloi qarkullimin e gjakut. Ai tregoi se gjaku nga zemra shperndahet ne te gjithe trupin nepermjet aortes e me tej arterieve dhe kthehet perseri ne zemer por tani ne te djathte me ane te venave kava. Nga zemra e djathte ai shkon ne mushkeri ku pastrohet dhe kthehet ne zemren e majte nga ku vazhdon perseri kete rruge. Libri i Harveit shkaktoi nje reaksion te madh. Galenistet e sulmuan ate pa meshire, por e verteta shkencore triumfoi. Bota e pranoi zbulimin e tij. Mbetej te sqarohej lidhja e arterieve me venat, ndonese Harvei me gjenialitetin e tij hodhi hipotezen mbi ekzistencen e anatomozave te padukshme. [2,4]
Kapilaret i zbuloi Marcelo Malpigi me ndihmen e mikroskopit qe zmadhonte 180 here. Malpigi (1628-1694) ishte mjek anatomist dhe natyralist italian qe njihet si themelues i anatomise mikroskopike. Mesoi tek anatomisti Masari ne Universitetin e Bolonjes dhe me 1653 mori graden "Doktor ne mjekesi". Ai ishte nje nga pionieret e histologjise, embriologjise dhe botanikes. Emrin e tij e mban shtresa e mbilekures te vertebroret, formacionet sferike ne veshka, trupezat e shpretkes dhe tubat e urines tek insektet. Atij i perket merita e zbulimit te ndertimit ne forme dhomezash te mushkerise. Malpigi per here te pare i verejti kapilaret ne mushkerite e bretkoses duke pare atje nje gershetim te indeve qelizore dhe eneve te gjakut. [10,11]
Frederik Ruish qe perfeksionoi metoden e injektimit te eneve te gjakut per studim, shtoi shume njohurite mbi sistemin e eneve te gjakut me ane te saj. Ndersa Kaspar Azeli (1581- 1626) Vuri bazat e studimit te sistemit limfatik. [2]
Kirurgjia gjate Rilindjes Evropiane beri hapa te rendesishme perpara. Rol te madh luajti fillimi i ndryshimit te konceptit per te si nje profesion i ulet. Ne kete periudhe u hodhen bazat e kirurgjise moderne, nje nga themeluesit e se ciles njihet Ambruaz Pare (1517- 1590). Me vone filluan te hapeshin shkollat e kolegjet e kirurgjise deri sa ne shekullin e XVIII u krijua Akademia e Kirurgjise dhe leksionet e para te kirurgjise i dha kirurgu francez Lafranshi ne Universitetin e Parisit. [4]
Ndryshimi i metodes se studimit te mjekesise nga leximi i librave ne studimin e te semurit shenon lindjen e mjekesise klinike. Mjeket u shkeputen nga librat e vjeter dhe u kthyen nga i semuri. Perfaqesuesi i kesaj levizjeje ka qene Xhovani Batista Montano (1489-1552) mjek e shkencetar padovan, i cili theksonte se : "Burimi i shkences mjekesore eshte vetem tek shtrati i te semurit" dhe se: "Nuk mund te mesosh ndryshe vecse duke ndjekur te semurin". Mesimet Montano i bente tek shtrati i te semurit ne spitale duke ua mesuar edhe nxenesve te tij kete metode te cilen ata e vazhduan ne universitete te tjera te Evropes. [5]
Zhvillimi metejshem i mjekesise klinike eshte i lidhur me emrin e Herman Burhavit (1668-1738) i cili punoi ne nje sere disiplinash, botanike, kimi, kirurgji, oftalmologji, por me shume ai u morr me mjekimin e semundjeve te brendeshme dhe me patologjine e pergjitheshme. Ai ishte i pari qe perdori ne klinike matjen e temperatures me termometer Fahrenhait. Ai futi ne mjekesi shpjegimin mekancist te te gjitha proceseve ne organizem. [5]
Shfaqja e manifakturave shenopn lindjen e marredhenieve te reja kapitaliste, njekohesisht ajo solli lindjen e problemit te semundjeve te punetoreve te industrise. I pari qe u morr me studimin e kesaj patologjie te re ishte Bernardino Ramacini (1639-1714) nga Padova qe shkroi librin "Mbi semundjet e zanat?jve". [15] Pikerisht lindja e kesaj patologjie shenon fundin e mjekesise te epokes se feudalizmit dhe fillimin e nje etape te re ne zhvillimin e shkences mjekesore.
Shkencetari tjeter italian Xhovani Batista Morgani (1682-1771),themeluesi i anatomise patologjike, mesoi ne Bolonje tek anatomisti Valsalvi. Qe nga viti 1771 ai punoi ne katedren e anatomise te Universitetit te Padovas. Vepra e tij " Vendndodhja dhe shkaqet e semundjeve" perbejne hapin e pare ne historine e anatomise patologjike. Morgani ka pershkruar ne menyre te hollesishme ndryshimet e organeve nen veprimin e semundjeve dhe ne baze te tyre ai hodhi idene mbi shkaqet e semundjeve, duke i dhene fund sundimit te teorise humorale. [5]
Revolucionet borgjeze i hapen rrugen zhvillimit te shkences dhe te teknikes. Ky zhvillim u be shume i dukshem ne matematike dhe ne mekanke duke sjelle si rezultat pikpamjet se keto dy shkenca perfshijne gjithshke dhe shpjegojne gjithshka. Ne keto kushte u perpunua nje forme e re e meterjalizmit ajo e materjalizmit mekanicist, perfaqesuesit e te ciles ishin edhe mjeket Lerua, Lametri dhe Kabanis. Keta mjeke filozofe shpjegonin gjithshka ne organiozmin e njeriut me ligjet e mekanikes dhe te fizikes. Lametri nxenes i Burhavit, shkroi librin "Njeriu makine" ku ne shpjegimin e proceseve fiziologjike u mbeshtet mbi mekaniken. [16]
Ne shekullin e XVIII vemendja e mjekeve u drejtua tek lija si nje semundje e kobshme dhe mjaft e perhapur. Ne ate kohe njihej metoda e variolizimit e perdorur qe ne Kinen e lashte, per tu mbrojtur nga semundja por ajo shpesh sillte infeksione vdekjeprurese. Dhe ishte mjeku anglez Eduart Xhener (1749-1823) i cili perdori per here te pare vaksinimin kunder lijes se vertete duke shfrytezuar vetite parandaluese te lijes se lopes. [17,18]
Zbulimet me te rendesishme te shekullit te XIX, zbulimi i qelizes dhe formulimi i teorise qelizore, ligji i ruajtjes dhe shnderrimit te energjise dhe teoria e evolucionit e Darvinit dhane ndihmen e tyre ne zhvillimin e mjekesise. [5]
Zbulimi i qelizes dhe teorise qelizore eshte lidhur ngushte me zbulimin dhe perfeksionimin e mikroskopit.Huku ishte i pari qe i dha asaj kete emer. Ai ishte nje shkencetar qe dha nje ndihme te madhe ne zhvillimin dhe persosjen e mikroskopit. Mikroskopet e tij ai i provonte duke pare sende te ndryshme. Keshtu ai per here te pare vuri re membranat qe rrethonin zgavrat e zbrazura ne prerjet e tapes dhe i quajti keto qeliza. Me vone Malpigi dhe Gry bene vrojtime te thella per qelizen sikurse Purkinie, Shlajden dhe Shvan. Keta dy te fundit jane edhe themeluesit e teorise qelizore e cila theksonte se qeliza eshte elementi strukturor i pergjithshem i organizmave bimore dhe shtazore. Nje mjek tjeter i shquar, Rudolf Virhovi gjithashtu dha nje interpretim te tij per qelizem dhe rolin e saj ne organizem. [10,11]
Zbulimi i ligjit te ruajtjes dhe shnderrimit te energjise ndihmoi biologjine dhe mjekesine ne kuptimin e proceseve qe kane te bejne me metabolizmin ne organizem. Po keshtu nje rol te rendesishem luajti edhe teoria e Darvinit mbi evolucionin e qenieve te gjalla.
Ne shekullin XIX u zhvilluan mjaft deget e shkences mjekesore si rezultat i zhvillimit te pergjithshem te matematikes, fizikes, kimise, biologjise etj. Bisha thelloi me tej studimet e Morganit duke percaktuar me mire lokalizimin e semundjes ne pjeset e ndryshme te trupit, duke i dhene nje rendesi te madhe studimit te anatomise per kliniken. Studimet fiziologjike te Manzhendise, Klod Bernarit etj., hodhen bazat e mjekesise eksperimntale. Ne kete kohe ndryshoi rrenjesisht diagnostika dhe mjekimi i semundjeve. U perdoren dy metoda te reja per diagnozen klinike: perkusioni dhe auskultacioni. Auerbruger (1722-1809) zbuloi metoden e perkusionit ndersa Lainek (1781- 1826) zbuloi stetoskopin me ane te te cilit ai degjoi tonet e zemres shume me qarte se sa me ane te vendosjes se veshit ne kraharor. [5]
Zbulimi i anestezikeve dhe perdorimi i gjere i tyre ne praktike zhduken njehere e pergjithmone dhimbjen gjate operacioneve kirurgjikale duke hapur perpara saj mundesi te medha. Jozef Listeri (1827-1912) duke u mbeshtetur ne punimet e Pasterit futi per here te pare ne kirurgji perdorimin e antiseptikeve duke ndihmuar ne uljen e ndjeshme te infeksioneve pas operacioneve. 86
Nje kthese te rendesishme ne mjekesi solli lindja e mikrobiologjise si shkence, bazat e se ciles u hodhen nga Pasteri dhe Kohu dhe u thellua me tej nga bashkepunetoret dhe nxenesit e tyre. Roli i Pasterit ne zhvillimin e saj ka bere qe historia e kesaj shkence te ndahet ne dy periudha; para dhe pas pasteriane. Mikrobiologjia ndihmoi ne studimin e semundjeve ngjitese, kirurgjise, vuri bazat shkencore te kerkimeve epidemiologjike vecanerisht ne fushen e higjenes. [19]
Maks Petenkofer (1818-1901) me nxenesit e tij kreu nje sere eksperimentesh te rendesishme mbi higjenen te cilat e shnderruan higjenen ne nje shkence te vertete. 84 Paul Elrih (1845-1915) qe njihet si themelues i kimiotherapise ishte nje eksperimentues i talentuar. Preparati 606 ose salvasani i zbuluar prej tij luajti nje rol te madh ne mjekimin e sifilizit dhe hapi rrugen per zbulimin e preparateve te tjera kimike per tu perdorur kunder semundjeve bakteriale e parazitare. [20]
Zbulimi i rrezeve X nga Vilhelm Konrad Rentgeni dhe i radioaktivitetit nga Mari dhe Pjer Kyri sollen ne mjekesi metoda te reja diagnastikimi dhe mjekimi. Zbulimi i penicilines dhe pas saj nje sere antibiotikesh te tjere sollen nje revolucion te vertete ne mjekimin e shume semundjeve qe dikur ishin vdekjeprurese.
Keshtu shekulli i XX solli nje revolucion te vertete ne mjekesi ne te gjitha fushat dhe deget e saj. Deget ekzistuese u thelluan dhe u zhvilluan ne menyre te mahniteshme por njekohesisht linden dhe dege te reja si virusologjia, imunologjia, gjenetika, dhe nje sere degesh te tjera qe se bashke me numrin e pafund te metodave te reja te diagnostikimit dhe te mjekimit japin nje ndihme te madhe ne drejtim te shendetit te shoqerise. Megjithate zhvillimi nuk mbaron ketu sepse dhe problemet qe dalin para saj per tu zgjidhur shtohen sikurse eshte semundje e re e rende e SIDA-s. Megjithate ashtu sikurse qe ne lindje te saj ajo githnje kaperceu ato pengesa qe per momentin dukeshin te pakapercyeshme edhe me tej zhvillimet qe presim do te jene te mahniteshme.

No comments:

Post a Comment