Monday, July 20, 2009

Analizat që kërkon organizata botërore e shëndetësisë

Kërkesat për të analizuar ujin e ambalazhuar dhe ndotësit e ujit të pijshëm po bëhet gjithnjë edhe më komplekse në Shqiperi. Tete ndotës inorganikë dhe tre bakteriale nuk mjaftojne për të bërë ujin e ambalazhuar një produkt të besueshëm në krahasim me rrjetin e ujësjellësit, cilësia e të cilit është e diskutueshme. Ambalazhuesit duhet të jenë gjithnjë të informuar për ndryshimet e vazhdueshme në listën e ndotësve të ujit të pijshëm. Ata që nuk kanë mundësi të zhvillojnë këto detyra mund ti drejtohen profesionistëve të kualifikuar për këtë industri ( për ironi të fatit në Shqipëri nuk i pyet njeri) si këshilltarë për të mbajtur në vëzhgim rrjelljen e këtij informacioni.


ujevare-e-vogle.jpg

Analizat në nivel global

burimi1.jpg

Në US dhe në vende të tjera të industrializuara agjensi shtetërore ose palë të treta kanë bërë udhëzues shumë të mirë për të përfshirë prodhuesit e ujit në standarde të larta cilësie. Edhe në Shqipëri kemi prëgatitur një Model-Kod për prodhuesit e ujit. ( drejtohuni në adresën e mëposhtme për te marrë informacionin që ju duhet)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) është një agjensi e specializuar për shëndetin themeluar në 7 prill 1948, dhe punon për ngritjen e standardeve dhe rregullave për sigurinë e ujit të pijshëm. Shumë vende që nuk kanë ngritur rregullat e tyre për ujin i kërkojnë prodhueseve të plotësojnë rregullat e WHO.

Të analizohen për interes të të gjithëve!!!

-Akrilamidi i përdorur jo rrallëherë si koagulant në trajtimin e ujit të pijshëm, nqs kalon vlerën 0,5 pjesë për miliard (ppb) mund të shkaktojë dëmtim të sistemit nervor, paraliza dhe kancer. Ozonimi mund të ulë përqëndrimin e tij në limite të lejuara.

-Atrazina e përdorur gjerësisht si herbicid kur kalon vlerën 2 pjesë për miliard (ppb) mund të dëmtojë gjëndrrat e adrenalinës, sistemin kardiovaskular, veshkat dhe mund të shkaktojë kancer.

-Benzeni i përhapur ne natyrë në mënyra të ndryshme për ujin e pijshëm është vlerësuar nga WHO që nuk duhet të kalojë 10 ppb për arsye të pasojave që shkakton; anemi, ulje të imunitetit, sëmundje nervore dhe kancer. Karboni aktiv kokërr me nje ajrim të mire janë të rekomanduar për ta eleminuar. Ky limit përqendrimi është i vlefshëm edhe për pijet freskuese, vecanarisht për ato me konservues sensitiv.

-Epiklorohidrina është një kimikat organik i lëngët pa ngjyrë me erë të ngjashme me hudhren. Përdoret në industrinë plastike dhe atë të polimereve të tjerë. Si edhe akrilamidi përdoret për koagulimin e solideve të suspenduara dhe mund të ndodhë që të mos koagulohet e gjitha sasia e përdorur. Udhëzuesi i WHO vlerëson 0,4 ppb të pakoaguluar. Përmbajtja me e lartë shkakton probleme në sistemin nervor, veshka, melci dhe gjak, irritime të lëkures dhe kancer

-Formaldeidi perdorët në prodhimin e uresë, në kozmetike, tekstile, melaminë etj. WHO si vlerë udhëzuese jep 0,9 ppm, mbi këtë vlerë është kancerogjen dhe irriton lëkurën

Organizatat dhe agjencitë shtetërore vazhdojnë të vlerësojnë rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm dhe i konsiderojnë veprimet rregullatore në mënyrë të tillë që publiku të marrë ujë të pijshëm të sigurtë. Ambalazhuesit duhet të mbajnë rregulla më të forta në monitorimin e tyre dhe në monitorimin e cilesisë së ujit.

Ndotësit e ujit të pijshëm

Uji I pijshëm, përfshire ujin e ambalazhuar, mund të parashikohet të përmbajë, sasi të vogla të disa ndotësve. Prezenca e ndotësve nuk tregon domosdoshmërisht që uji përbën rrëzik për shëndetin. EPA (USA) ka vendosur standarde për afërsisht 90 ndotës në ujin e pijshëm. Standardet e EPA përshkruajnë ndotësit specifik:

Mikrobe, Bërthama rrezatuese, Inorganike, Organike volatile, Organike sintetike, Dezinfektante, Produkte dezinfektimi, MTBE, Këshilla shëndetësore.

Mikrobet

Bakteret Coliform

Janë të përhapura në mjedis dhe zakonisht të parrezikshme. Megjithatë prezenca e tyre në ujin e pijshëm zakonisht është rezultat I ndonjë problemi në sistemin e trajtimit ose tubacioneve të shpërndarjes, dhe tregon që uji mund të jetë I ndotur me mikrobe që mund të shkaktojnë sëmundje.

Coliformi Fekal dhe E coli janë baktere prezenca e të cilëve tregon që uji mund të jetë ndotur me jashteqitje njërezore ose shtazore. Mikrobet në këto jashtëqitje mund të shkaktojnë efekte për një kohë të shkurtër, të tilla si diarrë, spazma, të vjella, dhembje koke, ose simptoma të tjera.

Turbullira nuk ka efekte në shëndet. Megjithatë, turbullira mund të interferoje me dezinfektimin dhe të sigurojë një ambient për rritjen e mikrobeve. Turbullira mund të tregojë prezencën e disa organizmave që shkaktojnë sëmundje. Këto organizma përfshijnë baktere, viruse, dhe parazite që mund të sjellin simptoma te tilla si të vjëllet, spazma, diarre, dhe të shoqerohen me dhimbje koke.

Cryptosporidium është një parazit që kalon në liqene dhe lumenj nëpërmjet ujrave të ndotura dhe jashtëqitjeve të kafshëve. Ai shkakton cryptosporidiozen, një sëmundje gastrointestinale. Sëmundja mund të jetë e rënde ose fatale për njerëzit me probleme të rënda në sistemin imunitar. EPA ka pregatitur këshilla për këto dëmtimë të rënda të sistemit imunitar që lidhen me Cryptosporidium.

Giardia lamblia është një parazit që kalon në liqene dhe lumenj nëpërmjet ujrave të zeza dhe jashtëqitjeve të kafsheve. Ajo shkakton sëmundje gastrointestinale ( diarre, të vjella, spazma etj).

Bërthamat rrezatuese

Emetuesit Alfa. Disa minerale janë radioaktive dhe mund të emetojnë një radiacion të njohur si radiacion alfa. Njerëzit që pijnë ujë me përmbajtje emetues alfa jashtë standardit EPA mbas shumë vitesh kanë një rrezik të madh për marrjen e kancerit

Emetuesit Beta/foton. Disa minerale janë radioaktive dhe mund të emetojnë forma radiacioni të njohura si fotone dhe rrezatim beta. Njerëzit që pijnë ujë me përmbajtje emetues beta dhe fotone jashtë standardit te EPA mbas disa vitesh mund të kenë një rrezik të madh për marrjen e kancerit.

Radium I kombinuar 226/228. Njerëzit që pijnë ujë me përmbajtje radiumi 226 ose 228 jashtë standardit të EPA, mbas disa vitesh mund të kenë një rrezik të madh për marrjen e kancerit.

Radon gaz mund të tretet dhe të akumulohet në burimet nëntoksore, të tilla si puset, dhe në ajrin e shtëpive. Thithja e radonit mund të shkaktojë kancer të mushkërive. Uji I pijshëm me përmbajtje radoni paraqet rrezik për zhvillimin e kancerit. Radoni në ajër eshtë me I rrezikshëm se radoni në ujë

uje-me-bore.jpg

Ndotësit inorganike

Konsuderohen të tillë kur kalojnë kufijtë e lejuar nga EPA

Antimoni Kadmiumi Cianuri Nitritet

Azbesti Kromi Mërkuri Seleni

Bariumi Bakri Nitratet Taliumi

Beriliumi

Arseniku. Njerëzit që pijnë ujë me përmbajtje arseniku jashtë standardit të EPA mbas disa viteve mund të kenë probleme me lekurën ose me sistemin qarkullues, dhe mund të marrin kancer

Fluori. Shumë komunitete vecanarisht në Shtetet e Bashkuara shtojnë fluor në ujin e pijshëm për të rritur shëndetin dentar. Secili komunitet merr vendimet e veta për të shtuar ose jo fluor. EPA ka vendosur një standard strikt për fluorin 4 mg/l (njerëzit që pijnë ujë me fluor jashtë këtij standardi mund të kenë problëme me kockat). EPA ka vendosur një standard të dytë për fluorin prej 2mg/l për të mbrojtur dhëmbet nga fluoroza. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme dhe mund të sjellë nxirje të dhëmbëve ose thërmim të tyre kur përtypin camcakez. Fëmijët nën nëntë vjec nuk duhet të pijnë ujë me më shumë se 2 mg/l fluor.

Plumbi zakonisht haset në tubacionet e vjetra. Tubat prej plumbi janë ndaluar që në Gusht 1998. Fëmijët dhe gratë shtatzëna janë më të rrezikuar nga plumbi.

Ndotësit organikë sintetikë, përfshi pesticidet dhe herbicidet

Konsiderohen të tillë kur kalojnë kufijtë e përcaktuar nga EPA si, Altrazin, Simazinë, Karbofuran, Lindan, Heptaklor, Toksafen etj, gjithsej 32 ndotes organik sintetikë.

Ndotësit organike volatile

Benzen, Tetraklorur karboni, Stiren, Toluen, Ksilen, Klorur vinili, etj, gjithsej 21 ndotës organikë volatilë.

Dezinfektantët

Shumë prodhues uji përfshirë këtu edhe ujësjellësat shtojnë dezinfektant në ujin e pijshëm për të eleminuar baktere të tilla si giardia dhe e coli. Vecanarisht mbas shiravë të shumta, sistemi I ujit kërkon më shumë dezinfektant për të garantuar që bakteret janë eleminuar.

Klori. Njerëzit që përdorin ujë me përmbajtje klori jashtë standardit të EPA mund të provojnë efekte irrituese në sy ose hundë, ose probleme në stomak. Sasia e klorit të lire të permbajtur në ujin e pijshëm rekomandohet 0,2 ppm. Kur sasia e klorit të lirë është më e madhe se 1 ppm uji konsiderohet jo i pijshëm. Sasia e klorit të lirë në ujin e Tiranës në 18 pika monitorimi është më e larte se 1,2 ppm.

Produktet e dezinfektimit

Produktet e dezinfektimit formohen kur dezinfektantët shtohen në ujin e pijshëm për të eleminuar bakteret nga veprimi me lëndët organike natyrale të ujit.

Trihalometanet totale. Njerëzit që pijnë ujë të pijshëm me përmbajtje trihalometanesh jashtë standardit të EPA mbas shumë vitesh mund të kenë probleme me jetën e tyre, veshkat, ose sistemin nervor qëndror, dhe mund të marrin kancer.

Acidet haloacetike. Njërëzit që përdorin ujë me përmbajtje të acideve haloacetike, jashtë standardeve të EPA mund të marrin kancer.

Bromatet. Njerëzit qe përdorin ujë me përmbajtje bromatesh jashtë standardit të EPA, mbas disa viteve mund të marrin kancer.

Kloritet. Fëmijët dhe të rinjtë që përdorin ujë me përmbajtje kloritesh jashtë standardit të EPA mund të kenë probleme me sistemin nervor. Efekte të ngjashme mund të ndodhin në fetusin e grave shtatzëna. Njerëzit mund të vuajnë nga anemia.

MTBE është një aditiv për karburantet, I përdorur për të ulur përmbajtjen e monoksidit të karbonit dhe ozonit të shkaktuar nga emetimi I motorëve me djegje të brendshme. Ka të dhëna për rritjen e sasisë së MTBE në ujrat nëntokësore dhe ato sipërfaqsore. Zyra e ujit dhe të tjera të EPA janë duke punuar me një panel ekspertësh për përpilimin e një standardi për MTBE.

No comments:

Post a Comment