Monday, July 20, 2009

Ç’është apnea?

Sleep from flickr“Apnea” do të thotë ndërprerje e përkohëshme e frymëmarrjes. Në sindromin obstruktiv të apnesë së gjumit (SOAP), pushimet e frymëmarrjes shfaqen në gjumë për shkak të mbylljes së kalimit të ajrit në farings.

Simptomat

SOAP-i diagnostikohet gjatë monitorimit të gjumit (polysomnografisë) Gërhitjet e rënda dhe përgjumësi e zgjatur gjatë ditës janë shenjat e zakonshme të SOAP-it. Simptoma të tjera të ditës dhe të natës janë:

Ditën

  • Përgjumesi e zgjatur
  • Rendiment i dobet
  • Dhimbje koke e mëngjezit
  • Keqësime të intelektit
  • Kujtesë të dobet
  • Përqëndrim i dobësuar
  • Shenja të depresionit
  • Djegie stomaku

Natën

  • Gërhitje
  • Apnea
  • Gjume i keq
  • Pagjumësi
  • Marrje fryme naten
  • Zgjime të shpeshta
  • Djersitje
  • Reduktim i libidos/impotence

Çfarë e shkakton apean e gjumit?

Obeziteti apo dhjamosja, forma dhe përmasat natyrale të faringsit, zënia e hundëve, alkooli dhe barnat që sjellin gjumë munden të gjitha të kontribuojnë në SOAP. Faktorët gjenetikë që influencojnë në formën e kockave të fytyrës mund të kushtëzojne po ashtu SOAP-in.

Parandalimi i apnese së gjumit

Meqenëse SOAP është e lidhur me obezitetin, masat që kanë për qëllim reduktimin e masës trupore mund të ndihmojnë për ta parandaluar atë.

Trajtimi i apnesë së gjumit

Mjekim më i mirë për SOAP është presioni nazal (hundor) i vazhdueshem pozitiv i rrugëve të ajrit. (nPVPRA).

nPVPRA

Për nPVPRA një pajisje e posacme dërgon një rrymë ajri nëpërmjet një maske e cila është e vendosur në hundë dhe presioni i ajrit e mban fytin hapur gjatë natës.

SOAP-i shton vdekjet në menyrë indirekte, pasi është faktor rrisku për hipertensionin arterial, sëmundjet kardiovaskulare dhe insultet cerebrale dhe gjithashtu ajo shkakton turbullime të gjumit që mund të jenë shkak i aksidenteve rrugore.

Numri i pacientëve të diagnostikuar me SOAP do të rritet në vitet që vijnë. Rritja e obezitetit në Europë do të kontribuojë më tej në rritjen e numrit të pacientëve me SOAP që kërkojne diagnostikim dhe trajtim.

No comments:

Post a Comment