Monday, July 20, 2009

Pjesa e Dyte "Historia e Mjekësisë"

Zhvillimi i gjithanshem i Greqise i hapi rrugen zhvillimeve te shekujve VII-V p.e.s, i cili permbysi sitemin e tribuve dhe ngriti shoqerine skllavopronare. Ky fakt ndikoi edhe ne metodat e te menduarit ndonse filozofia nuk ishte e shkeputur akoma nga shkencat e natyres dhe perbenein se bashku nje te tere "filozofine". [7]
Bashkekohesi i Heraklitit Alkameoni nga Krotoniti (500 vjet p.e.s.) ishte i pari qe pranoi se truri eshte qendra e veprimtarise njerezore. Ai ka qene nje mjek i madh dhe beri shume studime te rendesishme duke hapur kufomat. Shkroi nje liber mbi anatomine qe u be baza e mjaft zbulimeve te metejshme anatomike. Ai arriti ne perfundimin qe levizja e gjakut edhe pse nuk eshte uniforme eshte e vazhdueshme. [2,7]
Sipas Platonit ( 427-347 p.e.s.) njeriu drejtohet nga tre llojet e shpirtit ose "pneumat", te cilat vendosen ne tre organet kryesore, ne tru, ne melci dhe zemer dhe perbejne te ashtuquajturin trekendesh te Platonit. Aristoteli (384-322 p.e.s.) zhvilloi me tej teorine e Platonit dhe njekohesisht beri edhe nje sere eksperimentesh qe ndihmuan ne zhvillimin e mjekesise. Ai ishte i pari qe u perpoq te krahasonte trupin e kafsheve dhe te studionte embrionin duke u bere keshtu nismetari i anatomise krahasuese dhe embriologjise. Ai theksonte se ? kafshe e ka prejardhjen nga kafsha, dhe ne kete menyre ndoqi rrugen studimit te organizmit nga pikpamja e zhvillimit. [7]
Padyshim qe zhvillimi i mjekesise ne Greqine e vjeter u be me hapa te medha. Veprat e mjekut te madh Hipokratit jane nje grumbullim dhe pergjithesim i pervojes se deriatehereshme dhe ndihmuan mjaft ne zhvillimin e mjekesise. Termat mjekesore te kohes sone si kirurgji, pediatri,psikiatri, dermatologji, neurologji etj. deshmojne edhe nje here per rolin historik te Greqise se lashte ne zhvillimin e shkences mjekesore. [5]
Aleksandri i Maqedonise pas pushtimit te Egjiptit ndertoi atje qytetin me emrin e tij. Aleksandrine, ku se bashku me triumfuesit u perhap dhe doktrina e Aristotrelit. Pas renies se perandorise se Aleksandrit te Maqedonise ajo u nda midis komandanteve te tij. Egjipti ra ne duart e Ptolemeut, i cili e shnderroi Aleksandrine ne nje qender te madhe kulturore. Duke qene vendi i kryqezimit te rrugeve tregetare, detare dhe karvaneve, u krijuan kushte per lulezimin e filozofise, shkences teknikes dhe artit. Ne Aleksandri u ngrit nje muze me te cilin komunikonin te gjithe shkencetaret per eksperimentet dhe punimet e tyre. Krahas tij u ngrit edhe nje biblioteke me doreshkrime nga shume vende te botes. [2]
Nje zhvillim te madh mori edhe mjekesia dhe biologjia. U zhvillua vezhgimi dhe eksperimenti dhe u bene zbulime te rendesishme nga mjeket aleksandrine. Dy me te permendurit kane qene Herofili qe lindi me 33 p.e.s. dhe Erazistrati 310 p.e.s. .Keta mjeke bene zbulime te rendesishme mbi ndertimin dhe funksionin e trupit te njeriut. [2,5,7]
Herofili ishte i pari qe filloi te hapte kufomat per studime dhe pershkroi nje varg formacionesh; si trurin e madh dhe membranat e tij, pershkroi nervat dhe ndreqi gabimet e paraardhesve qe mendonin se jane nje variant i eneve te gjakut. Ai theksoi se nervat jane pjese e sistemit qe kontrollon levizjet dhe percakton ndijimet. Ne kete sistem fuste trurin dhe palcen e kurrizit. Ai zbuloi pulsin dhe nje sere formacionesh anatomike, pershkroi enet e gjakut dhe dalloi arteriet nga venat. Rezultatet e kerkimeve te tij anatomike duke perfshire edhe te dhenat qe njiheshin deri atehere i permblodhi ne vepren e tij mbi anatomine.
Erazistrati ne punen e tij mbajti mje qendrim kritik ndaj teorive te deriatehereshme mbi njeriun, semundjet etj. Studimet ai i mbeshteti ne hapjen e trupave dhe ne eksperimente. Ashtu si Herofili beri mjaft zbulime ne sistemin e eneve te gjakut, la nje pershkrim te zemres te cilen e krahasonte me nje pompe, dalloi valvulat e saj ne saje te te cilave gjaku rrjedh ne nje drejtim. Ai duke ndjekur rrugen e qarkullimit te gjakut hartoi nje skeme pothuajse te sakte dhe dha idene e eneve shume te vogla qe lidhin arteriet me venat. Erazistrati si te gjithe mjeket e meparshem thoshte se gjaku rrjedh vetem ne vena kurse ne arterje ka ajer. Duke kritikuar teorite jo te drejta mbi semundjet ai pranonte si shkaktare mdryshimet ne inde dhe organe dhe krahasoi organet e semura me ato te shendosha. keta dy mjeke dhane nje kontribut te shquar dhe ne zhvillimin e mjekesise praktike.
Romaket pas pushtimeve te njepasnjeshme dhe krijimit te Perandorise Romake e shnderruan Romen ne qendren me te madhe ekonomike shoqerore. Duke e konsideruar mjekesine si nje profesion jo te denje per nje qytetar romak ne fillim ata nuk e ushtronin kete profesion dhe mjeket e pare ne Rome ishin te huaj, kryesisht greke. Ne infermierite e tyre, te quajtura latinisht "Medicatrinea", kryenin flebotomi dhe tregetonin ilace. Me vone keta mjeke filluan te futeshin edhe ne shtepite e patriceve duke rritur dalengadale prestigjin e tyre. Ata u pranuan te punonin ne banja, gjimnaze, apo edhe ne ushtri, u bene mjeke te sklleverve, te gladiatoreve etj. [4]
Ardhje ne Rome e mjekut te shquar Asklepiadit e ngriti ne nje shkalle mjaft te larte prestigjin e ketij profesioni. Nje ngjarje qe nga jeta e Asklepriadit qe i dha atij nje fame te madhe eshte pershkruar nga Apuleus. Nje dite duke shkuar ne shtepine e tij, mjeku u ndesh me nje funeral qe po shoqeronte kufomen e nje te vdekuri. Njerezit qe po shoqeronin te vdekurin ndaluan dhe po pregatisnin zjerrin per djegjen e tij. Duke pare me verejtje kufomen Asklepiadi pa tek ajo gjurme jete. Pasi i bindi njerezit qe te prisnin pak, ai e ? kufomen ne nje shtepi prane dhe pas disa manipulimesh e solli ate ne jete. Ky fakt i mahnitshem u perhap menjehere ne Rome. Asklepiadi, i cili eshte edhe mesuesi i mjekut tone te shquar Filonidh Durrahenit, jetoi ne shekullin e pare p.e.s..Ai eshte quajtur "Princi i mjekeve" dhe ishte mik i Ciceronit, Krasusit dhe Mark Antonit. [4]
Rendesi te madhe per zhvillimin e mjekesise ne Rome pati Vendimi ei Julio Cezarit ne vitin 46 p.e.s.,i cili u dha te drejten qytetareve romake te ushtronin praktiken mjekesore. Shkollat mjekesore Romake pergatiten nje numer te madh mjekesh per tere perandorine, te cilet pasi perfundonin studimet thirreshin "Medicus a Republika". Megjithate studimet e organizuara mjekesore morren forme te plote ne shekullin e trete kur u ngriten shkolla te ve?ta per studimin e mjekesise. [4]
Mesimet anatomike ne shkolle bazoheshin ne studimin e anatomise se kafsheve, ndersa instruksionet klinike merreshin ne infermierite apo spitalet e ne shtepite e te semureve kur nxenesit shoqeronin mesuesit e tyre. Organizimi i studimeve te sistemuara mjekesore solli nje ndryshim te rendesishem ne poziten e mjekesve. Ata filluan te nderoheshin me teper dhe arriten me vone te merrnin pjese edhe ne administraten politike [4]
Ne Rome u hartua per here te pare nje kushtetute e organizimit shendetsor. Qyteti i Romes kishte nje sistem ujrash me 14 kanale dhe problemet e kanalizimit ishin rregulluar me ligjslacion. Per drejtimin e tregetise kishte funksionare te vecante. Ishin ndertuar banja ku laheshin mijra vete njeheresh, ndersa djegia dhe varrimi i kufomave beheshin me nje rregull te rrepte. [4]
Per shume kohe ne Rome punoi mjeku i shquar i lashtesise Klaud Galeni i cili la mjaft vepra te shkruara mjekesore. Ato sollen nje zhvillim te madh ne shkencen mjekesore dhe mbizoteruan ne mjekesi per shekuj te tere, por me vone ato u bene pengese per ecjen perpara, sepse u pranuan si te verteta te padiskutueshme duke perfshire dhe gabimet e tij. U deshen mjaft sakrifica per te pranuar se edhe Galeni kishte gabuar ne disa raste dhe se vepra e tij nuk permblidhte githshka mbi mjekesine.
Kryengritjet e sklleverve, shperqendimi i pushtetit, renia e prodhimeve te produkteve bujqesore, dhe sulmet e nje pas njeshme te fiseve barbare sollen shkaterrimin e Perandorise Romake. Epidemite e medha te murtajes, tifos, lise qe u perhapen ne tere perandorine dhe shkaktuan viktima te shumta e shpejtuan procesin e renies se saj. [2] Ne keto kushte kaosi njerezit, qe vuanin nga uria, semundjet, dhe lufterat, filluan te kerkonin nje clirim shpirteror dhe ate e gjeten tek feja e krishtere qe lindi rreth shekullit te IV. Feja kristiane beri edhe perpjekjet e saj per te ndihmuar njerezit e semure, invalidet dhe te moshuarit duke krijuar keshtu spitalet dhe azilet per te moshuarit dhe te semuret kronike qe morren nje zhvillim te papare deri atehere. Kurre me pare nuk ishte dhene ndihma me te tille pergjegjesi dhe kujdes. Ne to kujdesi ishte njekohesisht edhe shpirteror. [8]
Ne vitet e atehereshme, kur fete ishin forca te medha politike dhe shoqerore, nderhyrja e tyre ne mjekesi ishte dominuese dhe ne te njejten kohe ajo goditi rende te gjithe ata qe u perpoqen te shfaqnin nje mendim ne mjekesi te kundert me ate qe perfaqsuesit e fese te asaj kohe e shnderruan ne dogme.
Krstianizmi zevendesoi kultin e Asklepit dhe faltoret e tij u kthyen ne faltore kristiane. Kjo fe e re u perhap shpejt, dhe perfaqesuesit e fese te asaj kohe i shpallen lufte cdo te reje shkencore qe mund te sillte lekundjen ndaj besimit, dhe keshtu gjate mesjetes ndikuan negativisht dhe bene te harrohen mjaft nga trashegimia e brezave te meparshem. Keshtu rendi feudal ndikoi negativisht dhe solli nje renie te kultures dhe i dhe nje zhvillim te madh injorances duke kufizuar ne menyre te ndjeshme si higjenen ashtu edhe mjekesine. [2]

No comments:

Post a Comment